Instruktorët
Rezart Spahia
Rezart Spahia është kryeinstruktori dhe themeluesi i Tirana MMA Center. Duke qenë se ka ushtruar artet luftarake për më shume se tre dekada, Rezarti ka një përvojë të gjerë dhe të suksesshme si në karate ashtu edhe në xhu-xhitsu braziliane (BJJ) dhe është edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Sporteve të Shqipërisë.
Julian Maloku
Julian Maloku është instruktor dhe bashkëthemelues i Tirana MMA Center. Një dashamirës i hershëm i arteve luftarake Juliani ka ushtruar taekuando, muai tai, kickboks si dhe është stërvitur në Xhu Xhitsu Brazilian (BJJ) që nga viti 2009. Në vitin 2023 Juli u promovua si brezi i zi nga mjeshtri Orlando Neto. Më parë Juli ishte promovuar si brez blu, lejla, dhe kaf nga mjeshtri Luiz Palhares.
Erblin Kacnia
Erblini është instruktor i klasës së karatesë dhe të kickboksit te Tirana MMA Center. Nder brezat e pare te karateisteve shqiptare, ai e ka filluar të ushtrojë që në vitin 1995 dhe sot është mjeshtër i brezit të zi 3 dan.
Olsi Zaimi
Olsi ka filluar rrugëtimin e tij në arte luftarake që në moshën 14 vjeçare, në fillim me sportin e kickboksit dhe në vijim dhe me Xhu Xhitsu Braziliane ku mban dhe brezin kaf. Olsi e ushtroi kickboksin fillimisht në Greqi nga viti 1993 deri në 1998. Më pas ai u kthye në Shqipëri dhe filloi të stërvitet dhe aktivizohet me strukturat e rendit duke filluar që nga Garda e Republikës, në policinë e shtetit si dhe strukturat e specializuara të ndërhyrjes së shpejtë si reparti RENEA.
Albiona Agolli
Albiona Agolli është një praktikuese e përkushtuar e BJJ, e cila e filloi rrugëtimin e saj në vitin 2013 në moshën 25-vjeçare pa asnjë përvojë të mëparshme sportive. Në 2015 Albiona u promovua me brezin blu dhe në vitin 2021 me brezin lejla, duke u bërë femra e parë shqiptare që arrin gradë të tilla në BJJ në Shqipëri. Ajo vazhdimisht e shtyn veten për të përmirësuar aftësitë e saja dhe merr pjesë rregullisht në kampionate me gi dhe pa gi.
Mirjon Shalari
Mirjoni është një ushtrues i arteve luftarake me mbi 15 vite përvojë në disiplina të ndryshme.
Rrugëtimi i Mirjonit ka qenë i mbushur me sfida dhe rritje. Në moshën 13-vjeçare ai hyri në botën e arteve marciale duke filluar te ushtronte Muay Thai. Më vonë, në moshën 19-vjeçare, ai eksploroi për disa vite botën e Kung Fu-së si dhe të Karate Kyokushin.
Samuel Maloku
Samueli e ka filluar rrugëtimin e tij te Tirana MMA Center që në vitin 2013, në klasën e parë të BJJ për fëmijë te hapur në Shqipëri, e njëjta klasë ku ai tani është një nga instruktorët i cili mëson brezat e rinj! Përveç përkushtimit që ka për Xhu Xhitsus Braziliane, Samueli gjithashtu praktikon kickboxing dhe xhudo me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të aftësive të tij fizike dhe teknike.
Elert Shaba
Elerti eshte bere pjese e Tirana MMA Center që prej vitit 2014. Ai është një sportist i mirëfilltë multidisiplinar i cili ka ushtruar dhe garuar ne shumë arte luftarake duke filluar që nga kickboksi, xhu xhitsu braziliane, xhudo, mundja, dhe MMA por gjithashtu duke u angazhuar dhe me maratona, gjimnastike dhe calisthenics. Eksperiencën e tij të shumëfishtë si sportist i hershëm dhe aktiv, Elerti e vë dhe në shërbim të nxënësve dhe sportistëve të tjerë të Tirana MMA Center.