Skip to content

Instruktorët

Rezart Spahia

Rezart Spahia është kryeinstruktori dhe themeluesi i Tirana MMA Center. Duke qenë se ka ushtruar artet luftarake për më shume se tre dekada, Rezarti ka një përvojë të gjerë dhe të suksesshme si në karate ashtu edhe në xhu-xhitsu braziliane (BJJ) dhe është edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Sporteve të Shqipërisë.

Julian Maloku

Julian Maloku është instruktor dhe bashkëthemelues i Tirana MMA Center.  Një dashamirës i hershëm i arteve luftarake Juliani ka ushtruar taekuando, muai tai, kickboks si dhe është stërvitur në Xhu Xhitsu Brazilian (BJJ) që nga viti 2009.  Në vitin 2023 Juli u promovua si brezi i zi nga mjeshtri Orlando Neto. Më parë Juli ishte promovuar si brez blu, lejla, dhe kaf nga mjeshtri Luiz Palhares.

Erblin Kacnia

Erblini është instruktor i klasës së karatesë dhe të kickboksit te Tirana MMA Center.  Nder brezat e pare te karateisteve shqiptare, ai e ka filluar të ushtrojë që në vitin 1995 dhe sot është mjeshtër i brezit të zi 3 dan.

Olsi Zaimi

Olsi ka filluar rrugëtimin e tij në arte luftarake që në moshën 14 vjeçare, në fillim me sportin e kickboksit dhe në vijim dhe me Xhu Xhitsu Braziliane ku mban dhe brezin kaf.  Olsi e ushtroi kickboksin fillimisht në Greqi nga viti 1993 deri në 1998.  Më pas ai u kthye në Shqipëri dhe filloi të stërvitet dhe aktivizohet me strukturat e rendit duke filluar që nga Garda e Republikës, në policinë e shtetit si dhe strukturat e specializuara të ndërhyrjes së shpejtë si reparti RENEA.  

Albiona Agolli

Albiona Agolli është një praktikuese e përkushtuar e BJJ, e cila e filloi rrugëtimin e saj në vitin 2013 në moshën 25-vjeçare pa asnjë përvojë të mëparshme sportive. Në 2015 Albiona u promovua me brezin blu dhe në vitin 2021 me brezin lejla, duke u bërë femra e parë shqiptare që arrin gradë të tilla në BJJ në Shqipëri. Ajo vazhdimisht e shtyn veten për të përmirësuar aftësitë e saja dhe merr pjesë rregullisht në kampionate me gi dhe pa gi.

Mirjon Shalari

Mirjoni është një ushtrues i arteve luftarake me mbi 15 vite përvojë në disiplina të ndryshme.

Rrugëtimi i Mirjonit ka qenë i mbushur me sfida dhe rritje. Në moshën 13-vjeçare ai hyri në botën e arteve marciale duke filluar te ushtronte Muay Thai. Më vonë, në moshën 19-vjeçare, ai eksploroi për disa vite botën e Kung Fu-së si dhe të Karate Kyokushin.

Samuel Maloku

Samueli e ka filluar rrugëtimin e tij te Tirana MMA Center që në vitin 2013, në klasën e parë të BJJ për fëmijë te hapur në Shqipëri, e njëjta klasë ku ai tani është një nga instruktorët i cili mëson brezat e rinj!  Përveç përkushtimit që ka për Xhu Xhitsus Braziliane, Samueli gjithashtu praktikon kickboxing dhe xhudo me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të aftësive të tij fizike dhe teknike.

Elert Shaba

Elerti eshte bere pjese e Tirana MMA Center që prej vitit 2014.  Ai është një sportist i mirëfilltë multidisiplinar i cili ka ushtruar dhe garuar ne shumë arte luftarake duke filluar që nga kickboksi, xhu xhitsu braziliane, xhudo, mundja, dhe MMA por gjithashtu duke u angazhuar dhe me maratona, gjimnastike dhe calisthenics. Eksperiencën e tij të shumëfishtë si sportist i hershëm dhe aktiv, Elerti e vë dhe në shërbim të nxënësve dhe sportistëve të tjerë të Tirana MMA Center.

Elert Shaba - web

Një nga pionierët e karatesë në Shqipëri, Rezarti e filloi stërvitjen nën drejtimin e Mjeshtrit të Madh, Shihan Enver Cakiqi. Ai mori rripin e zi në vitin 1993, dhe më pas u bë anëtar themelues dhe nënkryetar i Federatës Ballkanike të Karatesë dhe presidenti i parë i Federatës Shqiptare të Karatesë. Ai gjithashtu u bë instruktor i arteve luftarake për forcat speciale të gardës presidenciale dhe ishte anëtar i ekipit kombëtar deri në vitin 1995 kur u largua për të studiuar arkeologji e më pas jurisprudence në SHBA. Në SHBA Rezarti vazhdoi stërvitjen e tij në karate me SenSei Masataka Mori, 9th Dan dhe SenSei Isami Shiroma, 7th Dan, duke fituar disa kampionate në kumite.

 

Përveç karatesë, Rezart është një rrip i zi në Xhu Xhitsu Braziliane nën drejtimin e Mjeshtrit Luiz Palhares, brezi i kuq dhe i bardhë 8 Dan (rrip i zi nën Helio Gracie dhe Rickson Gracie). Rezarti filloi BJJ në akademinë e Renzo Gracie në New York City dhe më pas mori rripin blu nga Roger Gracie në Londër, duke vazhduar më vonë rrugëtimin e tij nën Master Luiz pas kthimit në Shqipëri. Rezart ka mësuar edhe nga kampionë dhe trajnerë të tjerë të njohur botërorë si Lucio Rodrigues “Lagarto”Marcelo Garcia dhe John Danaher.  Deri më tani, arritjet më të larta të Rezartit në gara të BJJ përfshijnë daljen kampion evropian i IBJJF në 2016 si një rrip lejla dhe medalje bronzi si një rrip kafe në kategorinë Master.

 

Edhe më e rëndësishme, si trajner, Rezarti ka udhëhequr shumë nga studentët e tij në podiume fitorje në gara të ndryshme të rëndësishme, duke përfshirë dy kampionë dhe dy medalje bronzi në Kampionatin Evropian IBJJF, kampionë të ndryshëm rajonalë të ADCC dhe AJP, kampionë në MMA si dhe kampionë të shumëfishtë të Karatesë. Stili i mësimdhënies së Rezartit thekson disiplinën, punën e palodhur dhe respektin (dhe ai i urren substancat artificiale per rritjen e performances).

 

Përveç arritjeve të tij në fushën e arteve luftarake, Rezarti është jurist për biznese dhe themelues dhe partner menaxhues i Frost & Fire Consulting, një nga firmat e konsulecës ligjore dhe të biznesit më të mira në rajon. Rezarti sjell në palestër qasjen e tij analitike si dhe përvojën e gjatë në artet luftarake, duke u përqëndruar në brumosjen e kampionëve të rinj kombëtarë dhe ndërkombëtarë. 

Si garues, profesor Juli është ndër të parët sportistë shqiptar që ka marrë një medalje në sportin e BJJ, që në tetor të vitit 2012 kur doli në vend të tretë në kampionatin ndërkombëtar Bulgarian Open.  Në vijim Juli ka marre shumë medalje te tjera ne kampionate ndërkombetare te zhvilluara ne Maqedoni, Kroaci, Itali etj.  Përveç se si garues, profesor Juli ka kontribuar për të nxjerrë shumë sportistë të klasës së BJJ medalistë në kampionate të shumta.

Juli ka studiuar per kompozicion dhe shkenca politike. Përveç arteve luftarake, Juli ka pasion fluturimin me parashutë si dhe i bie kitarës.

Si sportist Erblini ka qenë nje nga garuesit me te sukseshem te historise se Federates Shqiptare te karatese. Ai ka dale mbi 20 here Kampion Kombetar per grupmosha te ndryshme dhe eshte karateisti i pare i stervitur ne Shqiperi qe ka ngritur flamurin ne Kampionatin Europian te Karatese duke dale ne vend te 3-te.  Erblini ka marre shume medalje te tjera ne gara kombetare, mbarekombetare si dhe nderkombetare, ne kampionate ballkanike, mesdhetare etj.

Erblini tashmë eshte perqendruar ne mesimin e brezit te ri dhe evidentimin dhe stervitjen e sportisteve cilesor.  Ai eshte dhe trajner i kombetares se te rritureve/senjorve per Federaten Shqiptare te Karatese. Erblini ka mbaruar studimet për inxhinjeri dhe ekonomi.

Në vitin 2015, pasi ishte zhvendosur ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Olsi filloi Xhu Xhitsu Braziliane nën mësimdhënien e Demian Maia, 5-së here kampionit të botës në BJJ si dhe sportist i spikatur në MMA.  Megjithëse këtë sport nuk e filloi në moshë të vogël, Olsi pati arritje të shpejta dhe suksesshme.  Olsi ka garuar në disa gara ndërkombëtare në SHBA si në IBJJF Chicago Open, IBJJ Florida Open, Grappling Industries etj. duke dalë në podium disa here si brez blu dhe brez lejla, dhe marrë vende të para dhe të dyta. Pas nje periudhe pushimi për arsye dëmtimi, Olsi rinisi garat pas rikthimit të tij në Shqipëri dhe stërvitjes te Tirana MMA Center duke marrë vendin e dytë sib rez kaf në garën ndërkombëtare AJP Albania të zhvilluar ne 2023.

I kthyer tashmë në Shqipëri, Olsi vijon stërvitjen pranë Tirana MMA Center dhe ndihmon me mësimdhënien e klasave të Xhu Xhitsus Braziliane.  Ai gjithashtu vazhdon angazhimin e tij me forcat speciale të strukturave të rendit. 

Ndër arritjet e saj të shumta, Albiona ka fituar medaljen e artë në “Macedonia Open 2015”, medaljen e argjendtë në “Ohrid Open 2017”, medaljen e argjendtë në “ADCC Montenegro Open 2021”, medaljen e artë në “ADCC Macedonia Open 2022” dhe medaljen e argjendtë në “AJP Tour Montenegro 2022”. Më e rëndësishmja, në janar 2023, Albiona fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Jiu-Jitsu, duke u bërë femra e parë shqiptare që ngjitet në podiumin e një kompeticioni kaq të rëndësishëm. Ajo gjithashtu merr pjesë në kampionatet kombëtare të xhudos.

Ndërkohë që stërvitet për të marrë pjesë në kampionate, Albiona ndihmon edhe në drejtimin e klasave, si për fëmijë ashtu edhe për të rritur, duke përfshirë klasa të dedikuara vetëm për femrat. Ajo gjithashtu praktikon yoga, kickboxing, boks dhe mundje me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të aftësive të saj fizike.

Ashtu si shumica e instruktorëve tanë, Albiona ka “më shumë tru se muskuj”! Albiona është e diplomuar në Informatikë dhe aktualisht është duke përfunduar studimet në degën e Biologjisë. Ajo gjithashtu kujdeset për kafshët e saj shtëpiake (katër qen, katër mace dhe një breshkë) dhe ndjek një dietë vegjetariane prej nëntë vitesh. Në kohën e saj të lirë, asaj i pëlqen të gatuajë, të lexojë, të bëjë xhiro të gjata me biçikletë dhe të zgjidhë fjalëkryqe dhe sudoku.

Në moshën 23-vjeçare, Mirjon u prezantua për here të pare te Tirana MMA Center me Xhu-Xhitsun Braziliane (BJJ), një disiplinë e re në Shqipërinë e asaj kohe. I intriguar nga teknikat e saj, ai i kushtoi 3 vjet praktikimit të BJJ. Më pas, ai shfrytëzoi një mundësi unike për të sfiduar më tej veten duke u regjistruar në Legjionin e Huaj Francez, ku ndoqi stërvitje rigoroze, duke përfshirë Krav Maga dhe Sambo. Koha e tij jashtë vendit përfshinte ndeshje intensive luftarake trup më trup, të cilat kontribuan ndjeshëm në rritjen dhe zhvillimin e tij si një ushtrues i arteve luftarake.

Pas kthimit në Shqipëri, Mirjoni iu bashkua sërish radhëve të Tirana MMA Center, ku vijon të stërvitet dhe të japë mësim edhe sot. Aktualisht, ai fokusohet në BJJ Gi dhe No-Gi, si dhe në MMA dhe Mundje të Lirë. Këto disiplina të ndryshme kanë pasuruar botekuptimin e tij për artet marciale dhe e kanë lejuar atë të përsosë aftësitë e tij si instruktor.

Samueli është një nga garuesit më aktiv te Tirana MMA Center. Ai merr pjesë rregullisht në kampionate per Xhu Xhitsu Braziliane me gi dhe pa gi. Ndër arritjet e tij të shumta Samueli ka fituar medaljen e artë në “Macedonia Open 2015”, medaljen e arte në “Ohrid Open 2017”, medaljen e arte në “Ohrid Open 2018”, 2 Medalje te arta ne “Scopje 2018”, Medaljen e arte dhe te argjente ne “Milano Challenge 2018” , Medaljen e Bronzit ne “AJP Scopje 2019” , Medaljen e arte ne “Kosova Grappling 2021”, Medaljen e artë në “ADCC Macedonia Open 2022” dhe medaljen e bronzit në “AJP Tour Montenegro 2023”. Ai gjithashtu merr pjesë herë pas here në kampionatet kombëtare të xhudos, ku ka dale kampion, nën-kampion dhe vend i tretë disa herë.  Ndërkohë që stërvitet për të marrë pjesë në kampionate të ndryshme, Samueli ndihmon në drejtimin e klasave të Xhu Xhitsus Braziliane për fëmijë ashtu edhe për të rritur.

Samueli është në përfundim të studimeve ne degen e Informatikes se Biznesit ne Universitetin Mesdhetar te Shqiperise.  Gjatë gjimnazit ai ka qene fitues i disa Olimpiadave në degët e Letersise, Gjeografise, Biologjise dhe Historise.  Ne kohen e lirë Samuelit i pëlqen të lexoje, te shetisë apo stërvitet në nature, të luajë kalçeto si dhe të shikoje UFC dhe gara te tjera sportive.

Elerti nuk është i kënaqur vetëm me njohuritë që përfiton me ushtrimin e këtyre disiplinave. Ai ka garuar në mënyrë aktive dhe ka fituar medalje të shumta në secilën prej tyre.  Në kickboks ka marrë medalje të argjentë në kampionatin kombëtar që 16 vjeç, një nga sportistët e parë të palestrës tone që mori medalje në këtë disiplinë.  Në mundje është shpallur kampion 2 vite rresht (2018 dhe 2019) dhe ka dale gjithnjë në podium sa herë garon.  Në xhudo ka marrë medalje të argjentë në vitin 2022 në peshën më konkuruese të kësaj federate.  Në MMA ka dalë në vend të parë në disa turne ndërkombëtarë si Montenegro Fight Championship 2021) por dhe në Turneun Mbarëkombëtar të Ndeshjes së Lirë të organizuar nga FSHNL (2022).

Përtej këtyre sukseseve të admirueshme në gjithë disiplinat e përmendura sa më lart, Elerti është veçanërisht i dedikuar ndaj disiplinës së Xhu Xhitsus Braziliane me “gi” dhe pa “gi”.  Ai vazhdon të stërvitet dhe të konkurojë aktivisht, duke arritur shumë suksese për moshën e tij të re.  Rrugën e medaljeve në këtë disiplinë e ka filluar që në Albanian Open 2015 ku doli në vend të parë, e më pas ka vijuar me medalje te arta në turneun “Submission Grappling” (2021), “Grappling Superfight” (2022) si dhe shumë medalje në gara rajonale si vend i dytë në “ADCC Skopje” (2022) dhe “AJP Montenegro” Gi (2022), Vend i Pare “AJP Montenegro” No-GI (2022), Vend i Pare “AJP N.Macedonia” No-Gi (2022), medalje e Bronzte ne “AJP Istanbul” (2022), Vend i Pare “AJP Montenegro” Gi (2023), dhe Vend i Pare “AJP Serbia” Gi (2023). Qëllimi i tij më i lartë eshte të behet i pari shqiptar qe arrin ta marre medalje të artë ne kategorine “Adult” per brezin e tij në kampionatin europjan të organizuar nga  IBJJF.

Perpos angazhimit prane Tirana MMA Center si sportist dhe instruktor, Elerti ka perfunduar studimet e larta ne Fizioterapi prane Universitetit te Mjekesise Tirane me nje orientim kah mjekesise sportive dhe rehabilituese, fizilogjise se ushtrimeve, fitness dhe bodybuilding.