Disiplinat
Brazilian Jiu Jitsu
Brazilian Jiu-Jitsu apo BJJ konsiderohet ne menyre universale tashme si nje nga artet luftarake më efikase në botë. I njohur si “arti xhentil apo i butë” BJJ fokusohet ne ngushtimin e menjehereshem te distances me kundershtarin, hedhjen e tij ne toke dhe finalizimin e kundershtarit nepermjet kapjeve dhimbjeprurese dhe manipulimit te gjymtyreve dhe trupit si dhe shtrengimit dhe bllokimit te rrugeve te frymemarrjes apo eneve te gjakut. BJJ i jep individeve me te vegjel apo te brishte nje shans te barabarte apo me te mire per tu perballur me kundershtare me te fuqishem.
Kickboxing
Muay Thai dhe Kickboksi jane sporte luftarake qe praktikohen me goditjet me duar dhe me kembe. Muay Thai e ka origjinen qe ne shekullin e 16-te ndersa Kickboksi ka ardhur si kombinim i disa nga teknikave te karatese, muai thai dhe boksit. Kickboksi eshte sport shume popullor ne Europe dhe praktikohet shume edhe nga femrat te cilat e praktikojne jo vetem per vetembrojtje por edhe per te mbajtur nje forme te mire fizike. Muay Thai eshte shume i perhapur ne Azi po gjithashtu ne rritje dhe ne Europe dhe Amerike, sidomos me popullaritetin ne rritje te MMA-se.
Mixed Martial Arts
Mixed Martial Arts apo MMA si njihet tashme ne gjithe boten eshte kulminacioni i evolucionit te derimetanishem te arteve luftarake. Ne shqip, kjo disipline mund te perkthehet ne Arte Luftarake te Kombinuara (apo perziera). Sic thote vete emri, ne kete disipline perfshihen te gjithe artet luftarake te mundshme ne vartesi dhe te aftesive te individidit. Gjithsesi, pavaresisht nga preferencat individuale, ushtruesit e Mixed Martial Arts kane nevoje te praktikojne te pakten dy aspekte te dyluftimit – aspektin e dyluftimit ne kembe dhe aspektin e dyluftimit ne toke.
Pervec se per te rriturit, te Tirana MMA Center ne kemi klasa MMA dhe per fëmijë. Stervitja permban elemente ushtrimor te karakterit fizik te pergjithshem, elemente te arteve luftarake si kickboksi, mundja, BJJ, xhudo etj. Programi stervitor eshte i pershtatur per moshat e vogla/reja me objektiv in per te pasur femije sa me te shendetshem, te disiplinuar dhe vetebesim. por pa bërë goditje apo dyluftime që mund ti dëmtonin ushtruesit.
Karate
Karateja eshte nje nga artet luftarake me te perhapura ne te gjithe boten dhe kjo vjen per shume arsye. Ushtrimi i karatese jo vetem qe te meson vetembrojtje dhe pergatit nje trup te shendetshem, por mbi te gjitha rrenjos ne karakterin e ushtruesve disipline, kembengulje, perqendrim dhe vetebesim. Femijet qe ushtrojne karate jo vetem qe shkarkojne energjite e tyre negative ne palester, por fitojne veti te karakterit qe i shoqerojne ata gjate gjithe jetes.
Brazillian Jiu Jitsu për Fëmijë
Brazilian Jiu Jitsu është një nga artet luftarake që praktikohet gjithnjë e më shumë nga femijët në botë. Vetë krijuesit e Brazilian Jiu-Jitsu, familja Gracie, ua fillojnë BJJ fëmijëve apo nipërve të tyre që në moshën 3 vjecare. Gjithsesi, në Tirana MMA Center ne rekomandojmë që fëmijët të regjistrohen rreth moshës 5 vjec. Brazilian Jiu-Jitsu për fëmijë zhvillohet shpesh në formë lojërash në mënyrë që fëmijët të mësojnë lëvizjet dhe teknikat e ndryshme në mënyrë sa më argëtuese.
Vetëmbrojtje
Klasa e vetembrojtjes ka per qellim qe te mesoje ato individe qe nuk kane kohe apo mundesi te ushtrojne nje art luftarak ne menyre te rregullt me teknikat me te thjeshta dhe efikase per te mbrojtur veten ne raste rreziku. Teknikat qe mesohen jane kombinim i arteve luftarake te ndryshme, bazuar vecanerisht ne BJJ, dhe jane te pershtatshme per femra dhe meshkuj.
MMA Për Fëmijë
Në disiplinën e MMA (Arteve Luftarake të Përziera), synimi parësor është që përmes programit, fëmijët të zhvillojnë vetëbesim përballë cdo situate dhe zhdërvjellësi të shëndetshme për trupin dhe mendjen. Fëmijët mësojnë të marrin vendime sekondë pas sekonde, cka i aftëson për situatat jetësore. MMA përmban elemente të disa sporteve si: Jiu-Jitsu Braziliane, Judo, Kick-box, Karate.