Skip to content

Disiplinat

ES1A1030

Brazilian Jiu Jitsu

Brazilian Jiu-Jitsu apo BJJ konsiderohet ne menyre universale tashme si nje nga artet luftarake më efikase në botë. I njohur si “arti xhentil apo i butë” BJJ fokusohet ne ngushtimin e menjehereshem te distances me kundershtarin, hedhjen e tij ne toke dhe finalizimin e kundershtarit nepermjet kapjeve dhimbjeprurese dhe manipulimit te gjymtyreve dhe trupit si dhe shtrengimit dhe bllokimit te rrugeve te frymemarrjes apo eneve te gjakut.  BJJ i jep individeve me te vegjel apo te brishte nje shans te barabarte apo me te mire per tu perballur me kundershtare me te fuqishem.

Kickboxing

Muay Thai dhe Kickboksi jane sporte luftarake qe praktikohen me goditjet me duar dhe me kembe.  Muay Thai e ka origjinen qe ne shekullin e 16-te ndersa Kickboksi ka ardhur si kombinim i disa nga teknikave te karatese, muai thai dhe boksit.  Kickboksi eshte sport shume popullor ne Europe dhe praktikohet shume edhe nga femrat te cilat e praktikojne jo vetem per vetembrojtje por edhe per te mbajtur nje forme te mire fizike. Muay Thai eshte shume i perhapur ne Azi po gjithashtu ne rritje dhe ne Europe dhe Amerike, sidomos me popullaritetin ne rritje te MMA-se.

ES1A8678

Mixed Martial Arts

Mixed Martial Arts apo MMA si njihet tashme ne gjithe boten eshte kulminacioni i evolucionit te derimetanishem te arteve luftarake.  Ne shqip, kjo disipline mund te perkthehet ne Arte Luftarake te Kombinuara (apo perziera). Sic thote vete emri, ne kete disipline perfshihen te gjithe artet luftarake te mundshme ne vartesi dhe te aftesive te individidit.  Gjithsesi, pavaresisht nga preferencat individuale, ushtruesit e Mixed Martial Arts kane nevoje te praktikojne te pakten dy aspekte te dyluftimit – aspektin e dyluftimit ne kembe dhe aspektin e dyluftimit ne toke.

Pervec se per te rriturit, te Tirana MMA Center ne kemi klasa MMA dhe per fëmijë.  Stervitja permban elemente ushtrimor te karakterit fizik te pergjithshem, elemente te arteve luftarake si kickboksi, mundja, BJJ, xhudo etj. Programi stervitor eshte i pershtatur per moshat e vogla/reja me objektiv in per te pasur femije sa me te shendetshem, te disiplinuar dhe vetebesim. por pa bërë goditje apo dyluftime që mund ti dëmtonin ushtruesit.

Karate

Karateja eshte nje nga artet luftarake me te perhapura ne te gjithe boten dhe kjo vjen per shume arsye.   Ushtrimi i karatese jo vetem qe te meson vetembrojtje dhe pergatit nje trup te shendetshem, por mbi te gjitha rrenjos ne karakterin e ushtruesve disipline, kembengulje, perqendrim dhe vetebesim.  Femijet qe ushtrojne karate jo vetem qe shkarkojne energjite e tyre negative ne palester, por fitojne veti te karakterit qe i shoqerojne ata gjate gjithe jetes.

Brazillian Jiu Jitsu për Fëmijë

Brazilian Jiu Jitsu është  një nga artet luftarake që praktikohet gjithnjë e më shumë nga femijët në botë.  Vetë krijuesit e Brazilian Jiu-Jitsu, familja Gracie, ua fillojnë BJJ fëmijëve apo nipërve të tyre që në moshën 3 vjecare.  Gjithsesi, në Tirana MMA Center ne rekomandojmë që fëmijët të regjistrohen rreth moshës 5 vjec.  Brazilian Jiu-Jitsu për fëmijë zhvillohet shpesh në formë lojërash në mënyrë që fëmijët të mësojnë lëvizjet dhe teknikat e ndryshme në mënyrë sa më argëtuese.

Vetëmbrojtje

Klasa e vetembrojtjes ka per qellim qe te mesoje ato individe qe nuk kane kohe apo mundesi te ushtrojne nje art luftarak ne menyre te rregullt me teknikat me te thjeshta dhe efikase per te mbrojtur veten ne raste rreziku.   Teknikat qe mesohen jane kombinim i arteve luftarake te ndryshme, bazuar vecanerisht ne BJJ, dhe jane te pershtatshme per femra dhe meshkuj.

MMA Për Fëmijë

Në disiplinën e MMA (Arteve Luftarake të Përziera), synimi parësor është që përmes programit, fëmijët të zhvillojnë vetëbesim përballë cdo situate dhe zhdërvjellësi të shëndetshme për trupin dhe mendjen. Fëmijët mësojnë të marrin vendime sekondë pas sekonde, cka i aftëson për situatat jetësore. MMA përmban elemente të disa sporteve si: Jiu-Jitsu Braziliane, Judo, Kick-box, Karate.

mma femije

Brazilian Jiu-Jitsu u be shume e famshme fillimisht ne Amerike e me pas ne bote pasi Royce Gracie (i biri i Helio Gracie i cili bashke me vellain e tij Carlos Gracie jane themeluesit legjendar te BJJ) mori pjese ne kampionate te arteve te ndryshme luftarake dhe arriti te mposhte kundershtare shume me te fuqishem dhe te medhenj se ai, te cilet perfaqsonin disiplina te tjera si boksi, savate, kickboksi, judo, sumo, mundja etj.  Pas fitoreve te Royce Gracie-t, te gjithe ata qe ishin te dedikuar ne rrugen e arteve luftarake fillluan te mesojne Brazilian Jiu-Jitsu.  Sot BJJ eshte pjese e arsenalit dhe programit stervitor te te gjithe garuesve dhe kampioneve te botes qe garojne ne kampionate te arteve luftarake te kombinuara apo MMA. 

Nje nga anet me te mira te Brazilian Jiu Jitsu eshte qe mund te ushtrohet nga kushdo, pavaresisht nga forma fizike, mosha apo gjinia.  Ne fakt, Brazilian Jiu Jitsu eshte perfekte per vetembrojtje per femra sepse shume nga teknikat finalizuese te BJJ praktikohen nga pozicione ne dukje te pafavorshme per to.  Video qe mund ta shihni ne kete link, tregon se cfare i ndodh drejtuesit te emisionit (i cili ka ushtruar shume arte luftarake) kur ndeshet me nje vajze qe ushtron Brazilian Jiu Jitsu.  

Ne Tirana MMA Center Brazilian Jiu-Jitsu ushtrohet ne klasat per te rritur si dhe klasa per femije.   Klasat per te rritur ushtrohen me uniforme (gi) si dhe pa uniforme (pa gi).

 

Oraret per te Rritur:

Fillestare:

Hene, Merkure, Premte:  18:30 – 20:00 (me GI)

Marte, Enjte, Shtune:   7:30 – 9:00. (me GI)

Marte, Enjte, Shtune 19:30-21 (pa Gi)

Per te Perparuar:

Hene, Merkure, Premte:  20:00 – 21:30 

Klasat ne Tirana MMA Center zhvillohen ne grup me pjesemarrjen e djemve dhe vajzave.  Ato zgjasin rreth 90 minuta dhe perbehen nga mesimi i teknikave, stervitje me thaset e kickboksit si dhe stervitje per lufte me kontakt (sparing) jashte dhe brenda ringut.

Oraret:
E Marte, e Enjte, e Shtune:  18:00-19:30

Historia moderne e MMA ne boten perendimore filloi me Ultimate Fighting Championship 1 (apo UFC 1) ku perfaqsues te arteve luftarake te ndryshme si boksi, sumo, kickboksi, mundja, Brazilian Jiu-Jitsu etj. garuan “stil kunder stilit” per te pare kush do fitonte.  Deri ne ate kohe, pershtypja e spektatoreve, bazuar dhe nga filmat e shumte, ishte qe artet luftarake qe perqendroheshin ne dyluftimin ne kembe do ta kishin shume te lehte fitoren.  Rezultati i habiti te gjithe kur Royce Gracie, perfaqsuesi i Brazilian Jiu-Jitsu i mundi te gjithe, megjithese ishte nje nder sportistet fizikisht me te dobet ne dukje.   Kur Royce Gracie e perseriti suksesin e UFC 1 edhe ne UFC 2 dhe UFC 4 (ai nuk mori pjese ne UFC 3), te gjithe bota e arteve luftarake e kuptoi se kishim hyre ne nje ere te re ku ata qe zoteronin vetem nje art luftarak kishin nevoje ta plotesonin arsenalin e tyre dhe me njohuri nga arte te tjera luftarake.  Shih kete video per nje permbledhje te shkurter te ndeshjeve te Royce Gracie.

 

ORARET

Hene, Marte, Merkure, Enjte Premte:

14:30-16:00

Hene, Merkure, Premte                 

16:00-17:30                       

Marte, Enjte, Shtune

21:00-22:30

Klasat e karatese ne Tirana MMA Center jane per meshkuj dhe femra. Ushtruesit praktikojne tre here ne jave per rreth 90 minuta.  Qellimi yne eshte qe ata jo vetem te mesojne aftesite e duhura vetembrojtese dhe sportive nga karateja por te permiresohen ne te gjithe aspektet e jetes se tyre, perfshi dhe mbarevajtjen shkollore.

 

Oraret:

Marte, Enjte, Shtune: 16:30 – 18:00

Orari per femije:

Hene, Merkure, Premte, ora 17:30 – 18:30 

Klasat mund të zhvillohen  në vartesi te grupeve te krijuara.  Gjithashtu ofrohen dhe klasa private/personale sipas orareve qe mund te diskutohen me instruktorin. Telefononi +355 69 402 4540 per me shume informacion dhe per tu rregjistruar.